Haxhiu përkujton të rënët e masakrës në burgun e Dubravës

22 maj 2020 | 15:18

Ministria në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar të rënët në masakrën e burgut të Dubravës, e cila ka ndodhur 21 vjet më parë.

Me këtë rast, Haxhiu nga burgu i Dubravës, se janë të  përkushtuar që përmes themelimit të Institutit për hulumtimin e krimeve të bëra gjatë luftës në Kosovë të mbledhim çdo detaj të krimeve të tilla dhe të kërkohet drejtësi për to.

“Qeveri e Republikës së Kosovës, si ministri e Drejtësisë, jemi tejet të përkushtuar që përmes themelimit të Institutit për hulumtimin e krimeve të bëra gjatë luftës në Kosovë të mbledhim çdo detaj të krimeve të tilla si kjo në burgun e Dubravës dhe të kërkohet drejtësi për to”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Mes ditëve të 19 dhe 24 majit të vitit 1999 është bërë ndër masakrat më të tmerrshme të bërë nga shteti serb në Kosovë. U vranë rreth 160 të burgosur politikë shqiptarë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Sot, vizitova Burgun e Dubravës. Futesh në përjetimin e gjithë asaj masakre, rrahje, torture e përdhunimi në ato hapësira të burgut, por nuk mund ta imagjinoj tmerrin e vërtetë që është përjetuar.

Për këtë krim, përmes fakteve dhe dëshmive të ndryshme, është bërë një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, por deri tash nuk është ngritur në mënyrë institucionale jo vetëm kjo masakër por as të tilla të ngjashme që janë shumë nëpër vendin tonë. Si qeveri e Republikës së Kosovës, si ministri e Drejtësisë, jemi tejet të përkushtuar që përmes themelimit të Institutit për hulumtimin e krimeve të bëra gjatë luftës në Kosovë të mbledhim çdo detaj të krimeve të tilla si kjo në burgun e Dubravës dhe të kërkohet drejtësi për to.

Drejtësia nuk është vetëm rezultat ku duhet të arrijmë, por edhe pikënisje që përcakton përkushtimin e neve të gjallëve për sakrificat e shumta të popullit të shqiptar. Fillesë e veprimeve tona janë përpjekja, vuajtjet e sakrifica e këtij populli që ka paguar shumë për liri dhe pavarësi. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Askush nuk e ka ditur por këngëtarja e njohur Sia…