Këngëtarja Sia zbulon se është nënë e dy fëmijëve të adoptuar

22 maj 2020 | 15:07

Askush nuk e ka ditur por këngëtarja e njohur Sia është nënë e dy fëmijëve të cilët ajo i ka adoptuar.

Këtë lajm ajo ka zgjedhur ta japë gjatë një interviste me “SiriusXM Hits” teksa ka treguar se ndjesia më e bukur në botë është fakti që është nënë.

Këngëtarja është shprehur se donte të zgjeronte familjen e saj dhe kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2019.

“Në fakt kam adoptuar dy djem vitin e kaluar. Ata të dy janë 19 vjeç tani. Dhe unë i dua ata”, është shprehur Sia.

Në fillim të muajit maj, këngëtarja publikoi këngën e saj të re, “Saved My Life” e cila është me klip i xhiruar në kushte karantine, ndërsa tekstshkruesja është bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa./Klan Plus/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…