Haxhiu: Qeveria ka shkelur Kushtetutën me masat e fundit kundër Covid-19

09 korrik 2020 | 13:39

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se situata me Covid-19 në vendin tonë ka dalë jashtë kontrollit.

“Shifrat po rriten për çdo natë. Pa dyshim që e shohim si shqetësuese situatën aktuale. Ne nuk kemi parë asnjë përpjekje serioze të qeverisë në raport me pandeminë. E kanë akuzuar LV-në si shkaktare të gjendjes, në mungesë të një plani serioz. Ata kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë dhe pas kësaj hedhin akuza”.

“Më 1 qershor kohë në krye të institucioneve ishte qeveria jonë janë hequr vetëm një pjesë e masave. 20 ditë përpara është prezantuar një plan me faza për një normalitet të ri mirëpo ai plan kërkon kompetencë dhe seriozitet dhe mbi të gjitha seriozitet dhe aftësi për të dalë nga situata aktuale”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se qeveria Hoti ka shkelur Kushtetutën me rastin e vendosjes së masave të reja kundër Covid-19.

“Qeveria aktuale ka shkelur Kushtetutën me masat e fundit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj dhe…