Haxhiu reagon pas shpalljes se konkursit për kryeprokuror të shtetit: Procesi të bëhet larg çdo ndikimi politik

18 maj 2026 | 12:37

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes se konkursit pr kryeprokuror të shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Ajo ka thënë se shpallja e konkursit për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, rikthen mundësinë për një proces të rregull dhe transparent.

Haxhiu ka theksuar se është e rëndësishme që procesi të zhvillohen në mënyrë të paanshme dhe larg çdo ndikimi politik.

“Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet pikërisht përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Producenti fitues i çmimit Emmy, Jeffrey Mark, ka rikthyer në…