Haxhiu takon Apostolovën: Fuqizohet planveprimi i përbashkët për reformën në drejtësi

13 shkurt 2020 | 18:21

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me bashkëpunëtorët e saj, Nazlie Bala dhe Blerim Sallahu, ka pritur të enjten në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me bashkëpunëtorë, Riccardo Serri, Cezary Michalczuk, Julia Jacoby dhe Aferdita Smajli, të cilët i uruan suksese ministres Haxhiu në detyrën e re.

Me këtë rast, ministrja Haxhiu ka falënderuar Apostolovën për përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ministrja Haxhiu e ka njoftuar shefen e Zyrës së BE-së me prioritetet kryesore të cilat do t’i ndërmarrë gjatë mandatit të vet dhe e ka siguruar se mbeten të përkushtuar për zbatimin e agjendës evropiane, përfshirë reformën në drejtësi, e cila do të ndiqet sipas standardeve ndërkombëtare dhe do ta shënojë kthesën e duhur në luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë takimit u garantua mbështetje e mëtejshme nga Zyra e Bashkimit Evropian, njëherësh u pajtuan për fuqizimin e instrumenteve bashkëpunuese përmes projekteve të përbashkëta për t’i avancuar më tej reformat që do ta forcojnë shtetin e së drejtës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kadastrale e Kosovës, si organ kompetent në fushën e…