Haxhiu takon kryetaren e Gjykatës Speciale, ja për çfarë biseduan

01 prill 2022 | 16:39

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar të premten me kryetaren e Dhomave të Specializuara (DhSK) në Hagë, Ekaterina Trendafilova dhe administratoren Fidelma Donlon.

“Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua lidhur me punën e gjykatës, rregullat e aplikueshme, transparencën, ndihmën juridike falas si dhe çështje të tjera me rëndësi që përfshihen në mandatin e DhSK-së”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Kjo është dita e tretë e vizitës zyrtare të ministres Haxhiu në Hagë, ndërsa më parë ka takuar një pjesë të ish-krerëve të UÇK-së.

Haxhiu ka takuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala  por jo edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”, ka thënë Haxhiu të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë kanë filluar punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të…