Haxhiu tregon se çfarë bisedoi me Spiropalin

25 shkurt 2026 | 14:33

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali është mirëpritur sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.

Pas takimit, kryeparlamentarja Haxhiu ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook”, se me Spiropalin kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta.

“Kënaqësi të mirëprisja Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta. Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Haxhiu.

Elisa Spiropali gjatë ditës zhvilloi takime edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe homologun e saj, Glauk Konjufca.

May be an image of the Oval Office

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një panik të pajustifikuar të Beogradit e ka konsideruar ministri…