Haxhiu ua kujton deputetëve betimin e dhënë në Kuvend

25 shkurt 14:20

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që para se ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, ta kujtojnë betimin e dhënë në fillim të mandatit.

Ajo në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se deputetët janë betuar për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Para se deputetët të votojnë marrëveshjen që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi, duhet ta kenë të qartë betimin që kanë dhënë, në fillim të kësaj legjislature.

Në vijim gjeni tekstin e betimit të cilin e kanë nënshkruar 120 deputetët e Kuvendit:

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane”. Betohem!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka…