Haxhiu, Vitisë: Në universitetin ku kam doktoruar, ti ke bërë 10 vjet për ta kryer fakultetin

20 shtator 2021 | 15:45

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka deklaruar se ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i janë dashur 10 vjet për ta përfunduar fakultetin.

“Në universitetin që unë kam doktoruar, ti i ke ba 10 vjet një fakultet me e kry, e një specializim që e ke regjistruar para 16 vjetëve hala nuk ke arritur me kry. Ti je ‘pikap’ doktor, doktor i barnave që shet barna”, ka thënë Haxhiu në fjalën e tij në Kuvend.

Kurse Vitia ka shpjeguar se kjo është shpifje dhe këto informata janë publike e tregohen në CV-në e tij.

“Në universitetin ku ju e keni kryer fakultetin unë nuk e kam kryer fakultetin, unë e kam kryer fakultetin në një universitet tjetër, është në CV-në time në Tiranë”, është shprehur Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionistja Kimete Berisha e ka quajtur “show të bukur” dërgimin…