Haxho largimi i radhës nga Prishtina

29 qershor 2022 | 18:54

Portieri Eglant Haxho dhe FC Prishtina e kanë ndërprerë edhe zyrtarisht bashkëpunimin.

“Gardiani” nga Shqipëria pjesë e Prishtinës është që nga korriku i vitit 2019 duke dhënë kontribut në titullin kampion të fituar në edicionin 2019/20 si dhe trofeun e Superkupës.

Haxho e ka ruajtur portën e Prishtinës në 46 ndeshje teksa në 17 sosh e ka mbajtur portën e paprekur.

Ai ka pritur edhe katër penallti. FC Prishtina e falënderon përzemërsisht Haxhon për kontributin e dhënë në skuadër gjatë këtyre viteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, në mbledhjen konstituive të mbajtur…