Hazardi: Dua ta fitoj Ligën e Evropës

21 mars 2019 | 12:21

Futbollisti belg i Chelseat, Eden Hazard, mbetet një nga emrat më të lakuar në çdo sesion merkatoje për të kaluar te Reali i Madridit.

I grumbulluar me Belgjikën për fillimin e eliminatoreve të Evropianit, Hazard theksoi se është i përqendruar tek e tashmja, te mundësia për ta fituar Ligën e Evropës me Chelsean, por gjithsesi e la të hapur mundësinë e largimit në verë nga “Stamford Bridge”.

“Aktualisht nuk jam duke punuar për largim tim. Dua të jem i përqendruar dhe të shkëlqej te Chelsea gjatë këtyre muajve, pasi do të përpiqemi ta fitojmë Ligën e Evropës. Gatë kësaj jave po mendoj për Belgjikë, pastaj do të kthehem te Chelsea. Nuk mund të mendoj për atë që do të ndodhë pas tre apo katër muajve”, ka deklaruar Hazardi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit HALITI Po bëhen pesë vjet që marrëdhëniet në mes…