Hazardi: Nuk dua të largohem nga Reali

15 nëntor 2022 | 16:52

Ylli i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard, në konferencën për medie ka folur për Kupën e Botës, por edhe për të ardhmen e tij.

Ish-anëtari i Chelseat e ka mohuar se do të largohet nga Real Madridi.

“A do të jetë eventi im i fundit më i madh? Është e mundur! A do të largohem nga Real Madrid? Jo, nuk dua të largohem nga Real Madridi. Përgjigjja është e qartë, por nuk varet vetëm nga unë. Unë nuk kam pasur fatin të tregoj se sa vlej, dëmtimet nuk më kanë lënë dhe mendoj se aventura ime nuk ka mbaruar ende këtu”, ka thënë Hazardi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë…