Hazardi rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve

06 shtator 2019 | 14:31

Real Madridi nuk e ka nisur si duhet sezonin e ri në La Liga, duke lënë pikë që në ndeshjet e para. Trajneri Zinedine Zidane nuk ka pasur në dispozicion as blerjen më të shtrenjtë të verës Eden Hazard.

Ky i fundit nuk u grumbullua as me Belgjikën për ndeshjet e radhës. Belgu ka vuajtur një dëmtim, ndërsa së fundmi ka lajme të mira për sulmuesin. 28-vjeçari ka nisur punën me topin dhe është shfaqur në fushën stërvitore të Real Madridit. Ai ndodhet nën kujdesin e rreptë të stafit mjekësor dhe atij teknik.

Zidane shpreson ta ketë në dispozicion që pas ndeshjeve të kombëtares. Hazardi ende nuk ka bërë debutimin në një ndeshje zyrtare me “Los Blancos”, ndërkohë që u afrua mbipeshë në “Santiago Bernabeu”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Claudio Marchisio u largua nga Juventusi para një viti teksa…