Haziraj, boksieri më i mirë në turneun “Xhafer Thaçi” 

01 tetor 2018 | 11:07

Klubi i Boksit “Gjakova 137” e ka organizuar Turneun Tradicional Ndërkombëtar në Boks, “Xhafer Thaçi”.

Në këtë turne kanë marrë pjesë boksierë nga Kosova dhe Shqipëria. Federata e Boksit e Kosovës njofton se në këtë turne është treguar një boks mjaft cilësor dhe luftëra dhe teknikë e përsosur e boksierëve. Gjithashtu, edhe publiku ishte i bollshëm në palestër dhe u nda i kënaqur nga boksi që u tregua, ndërsa edhe organizimi ishte në nivel.

Meçet i referuan gjyqtarët Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Aliriza Rexhepi e Agim Shala, kurse matës kohe ishin: Agron Nushi dhe Luan Krasniqi. Delegat: Sylejman Voca. Juria në fund zgjodhi edhe boksierët më të mirë të turneut: Venhard Haziraj (boksieri më i mirë), Amerildo Vraja (boksieri më teknik), Besart Kurhasku-Daniell Marku (çifti më luftarak), Besfort Merlaku (boksieri më perspektiv).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, përmes një postimi…