Haziraj: Nga Suhareka do të rikthemi më pikët e plota

31 tetor 2023 | 16:31

Drita nesër (e mërkurë) luan ndaj Ballkanit ndeshjen e xhiros së 12-të në Superligën e futbollit.

Futbollisti Rilind Haziraj ka thënë se synim i gjilanasve është që të rikthehen nga Suhareka me pikët e plota.

“Siç e dimë nesër na pret një ndeshje derbi kundër FC Ballkanit, e cila sa është e vështirë është edhe e rëndësishme. Mendoj se jemi përgatitur në gjitha aspektet e mundshme si taktik, fizik apo psiqik. Besoj që nga Suhareka do të kthehemi me pikë të plota”, ka thënë Haziraj.

Ndeshja FC Ballkani – FC Drita zhvillohet nesër (e mërkure), ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati është deklaruar…