Votimi i Projektligjit për buxhetin e vitit 2024, Murati: Do të ketë rritje të pagave në sektorin publik

31 tetor 2023 | 16:24

Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati është deklaruar pas votimit të Projektligjit për buxhetin e vitit 2024 në mbledhjen e mbajtur sot nga Qeveria e Kosovës.

Murati është shprehur se do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Ai ka bërë me dije se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, ku të kategoria e pagave, koeficienti do të rritët nga 105 në 110.

“Nga 105 të bëhet në 110, kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro burto, apo të ketë edhe rritje të theksuar, krahasuar me rritjet paraprake”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave gjithashtu ka bërë të ditur se rritje të buxhetit ka edhe te kategoria e shpenzimeve kapitale, e cila vlerë është 860 milionë euro.

“Sa i përket kategorive të tjera të shpenzimeve, tek kapitalet edhe aty ka një rritje, vlera është 860 milionë euro tek investimet kapitale, ndërsa tek pjesët tjera kryesisht është mirëmbajtur në nivele të përafërta, apo një rritje të lehtë tek kategoria mallra dhe shërbime dhe një tkurrje të lehtë tek subvencionet dhe transferet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se…