Hilli: Propozimet janë në tavolinë, marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet sa më parë

31 tetor 2023 | 16:21

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se propozimet për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë janë në tavolinë “për ca kohë”.

Kështu ai ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje sa më parë që të jetë e mundshme.

“Shumëçka po ngjan në botë dhe mendoj në kuptim të dialogut se duhet të këtë marrëveshje – sa më parë. E dimë që elementet e marrëveshjes janë në tavolinë për ca kohë. Ka për t’u bërë Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai para medieve.

Hilli ka theksuar se tani është më të vërtetë koha që të ecet përpara drejt marrëveshjes finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës nesër e zhvillon ndeshjen e xhiros së…