Haziri: Bashkë dhe vetëm me lojalitet ia dalim luftës ndaj Covid-19

31 korrik 2020 | 19:24

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19,  është njoftuar të premten për nëntë raste të reja pozitive, por edhe për  11 persona që  janë shëruar plotësisht.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numri total i të prekurve me COVID-19 në këtë komunë është 482, prej tyre janë shëruar 320, 146 raste janë aktive, 41 pacientë në hospitalizim, ndërkaq që 16 kanë vdekur.

Ai tha se Gjilani është duke pritur rezultatin edhe të 28 mostrave, të datave 28 dhe 29 korrik.

“Le të vazhdojmë drejt shërimit më të madh dhe t’i ulim rastet me infeksion. Bashkë dhe vetëm me lojalitet ia dalim”, ka deklaruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albumi i ardhshëm, “R9”, është pothuajse gati dhe Rihanna u…