Haziri e vlerëson ‘Fluidin’ si perandori të suksesshme prodhuese

25 dhjetor 2018 | 15:41

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar prodhuesit e mëdhenj të Gjilanit siç është rrjeti i produkteve të shumta që prodhohen në fabrikën “Fluidi” dhe kompaninë për prodhimin e ambalazhimit “Flexograf”.

Haziri ka thënë se “Fludi” me kompanitë përcjellëse kanë ndërtuar ‘perandori’ të prodhimit, duke qenë gjeneruesit më të mëdhenj të vendeve të punës. “Ky është prodhuesi më i madh edhe përtej kufijve të Kosovës, me prodhim të pijeve joalkoolike dhe produkteve të tjera të lëngjeve e deri te sektori i vajit ushqimor. Kjo kompani, krahas prodhimit dhe punësimit më të madh në Gjilan, është edhe investitori më i madh dhe lus të gjithë qytetarët që bashkërisht ta forcojmë zinxhirin e konsumit, blerjes dhe qarkullimit e rritjes së përbashkët të zhvillimit të sektorit privat në vendin tonë”, ka thënë kryetari derisa ka qëndruar në fabrikën e ‘Fluidit’”, ka thënë Haziri.

Kurse në vizitën tjetër në “Flexograf”, Haziri ka thënë se këtu shtypen ambalazhet për më shumë se një mijë biznese e prodhues të ndryshme për Kosovën dhe regjionin. “Sa i përket prodhimit, Gjilani këtë vit ka konfirmuar se është shembulli më i mirë i zhvillimit lokal ekonomik. Derisa qytetet tjera dhe komunat tjera e kanë të zhvilluar tregtinë, por në aspektin e prodhimit, ne prijmë pas Prishtinës. Sektori i përpunimit të ushqimit, sektori i agrobiznesit dhe prodhimeve të tjera janë fushat në të cilat dominon Gjilani. ‘Flexograf’ mbulon 70 për qind të tregut të Kosovës dhe është një prodhues specifik”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Ndërsa pronari i “Fluidi”, Fejzulla Mustafa dhe ai i “Flexograf”, Berat Mustafa, kanë shprehur falënderimin e tyre për përkujdesjen që kryetari  Haziri është duke treguar për të gjitha bizneset e Gjilanit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka pritur në…