Haziri: Gjendja me Covid në Gjilan vazhdon të jetë alarmante

29 nëntor 2020 | 13:01

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë përkundër që javën e fundit ka pasur rënie të rasteve me koronavirus dhe më shumë të shëruar, situata në këtë qytet vazhdon të jetë alarmante.

Përmes profilit të tij në “Facebook”, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që t`i zbatojnë masat anti-Covid.

Postimi i plotë i Hazirit:

#Dita265. Përkundër që javën e fundit kemi ulje të rasteve dhe më shumë të shëruar, situata në Gjilan vazhdon të jetë alarmante. Ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit.

Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara. Përkundër traditës  dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtë dhe familjarët.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6573 të testuar, 2562 kanë rezultuar pozitivë, 2115 janë shëruar, 73 qytetarë e kanë humbur betejën me #COVID19, 374 raste aktive, 65 në hospitalizim dhe 143 mostra në pritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një rrjet nervor artificial për…