Haziri: Këtë javë kemi më pak të infektuar dhe më shumë të shëruar nga Covid-19

27 nëntor 2020 | 11:41

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ditëve të fundit kjo komunë ka numër më të vogël të të infektuarve me Covid-19, por ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë.

“Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 po angazhohet çdo ditë në vlerësim ditor dhe në parandalim të përhapjes së virusit. Këtë javë kemi numër më të vogël të të infektuarve dhe numër më të madh të të shëruarve, por nuk do të thotë që është ulë rreziku i infeksionit. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i bartin maskat në rrugë dhe në ambiente publike, ta mbajnë distancën dhe higjienën personale”, ka thënë Haziri në një konferencë për medie.

Ai ka uruar qytetarët e kësaj komune me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, duke kërkuar nga ta që të festojnë me dinjitet dhe të mos grumbullohen në kohë pandemie.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se janë paraparë disa aktivitete me 28 nëntor, por që këtë do ta bëjë Komuna e Gjilanit me grupe prej pesë personash.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit me Covid-19 është si vijon: Nga 6 469 teste, 2 497 persona kanë rezultuar pozitivë, 2 016 të shëruar, 409 raste aktive, 72 të vdekur, 77 në hospitalizim dhe 186 mostra në pritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E gjithë bota vazhdon të vajtojë dhe të kujtojë ikonën…