Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion tek qytetarët në Gjilan

12 tetor 2025 | 14:43

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar për presion ndaj qytetarëve.

Ai ka thënë ata po demonstrojnë në lokale e lagje të Gjilani.

Haziri në një konferencë për medie i ka bërë thirrje Kurti që të kryeja detyrën e tij.

“Krejt Qeveria në detyrë, përfshirë kryeministrin në detyrë edhe të organeve të sigurisë, po sillen në Gjilan, po demostrojnë në lokale, kafiteri e lagje, të cilën e lexojmë, e kuptojmë dhe dëshirojmë me demonstruar si presion ndaj qytetarëve. Ardhja e tyre në Gjilan nuk është asgjë tjetër përveç demonstrim për interes. Lus kryeministrin në detyrë që të kryej detyrën e vet”, ka thënë Haziri. / Tëvë1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka postuar një video…