Haziri në Gjilan sot mban konferencë për medie

10 mars 2024 | 08:18

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, sot do ta mbajë një konferencë për media.

Konferenca do të fillojë në orën 13:00 në zyrat e LDK-së në Gjilan.

Nuk dihet cila do të jetë tema të cilën Haziri do ta adresojë.

Gjilani qeveriset nga Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje, por LDK-ja si parti opozitare e kritikon atë për keqqeverisje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë për Ekonomia Online…