Haziri ngushëllon familjen Dërmaku

13 janar 2021 | 13:29

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Arben Dërmaku, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dermaku.

Në telegram, thuhet: “E nderuara familje Dërmaku. Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektualit të shquar e profesorit universitar, Arben Dërmaku. Prof. Dr. Arben Dërmakun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, në veçanti, për kontributin në themelimin e Universitetit Publik ‘Kadri Zeka’, duke qenë rektori i parë i këtij institucioni të krenarisë. Familje e nderuar Dërmaku, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ngushëllime edhe kolegëve profesorë të Universitetit ‘Kadri Zeka’ dhe Universitetit ‘Hasan Prishtina’, studentëve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

(Q.R. / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Burim Kiqinës është mbajtur eventi i zgjedhjes…