Haziri për mbylljen e lokaleve në Gjilan: Dua të besoj se nuk është porosi

31 tetor 2021 | 14:30

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar veprimet e inspeksionit sanitar natën e kaluar në Gjilan.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të komunës.

“E kanë nga mosnjohja ose nga porositë, po du me besu qe nuk është porosi”, ka deklaruar Haziri, duke treguar pse është ndërhyrje në kompetencat e komunës.

“Është ndërhyrje në komunën sepse unë udhëheqi me emergjencat civile kundër COVID-19 në Gjilan”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, dënimet e tilla janë të papërballueshme për bizneset.

“25 dënime për disa muaj janë të papërballueshme në kohën kur kemi pako të lehtësimit. Në njërën anë thuhet se qeveria ka lehtësuar masat për ekonominë, në tjetrën bizneset dënohen me 15 mijë euro”, ka deklaruar Haziri./kk/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, ka dhënë detaje të…