Haziri përkujton shtatë martirët e Llovcës

05 prill 2020 | 13:03

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar shtatë martirët e Llovicës në 21-vjetorin e masakrës.

Haziri, me këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë këtë masakër dhe autorët të marrin dënimin meritor.

“Shtatë martirët e Llovcës, ata të Llashticës, Zhegrës dhe mijëra të tjerë, u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Llovca ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit, ka qenë rreshti i parë në luftën për pavarësinë e shqiptarëve. Lufta vazhdon sepse atdheu i tyre është deri në Ristovc, ku kufiri mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të vendoset në lindje të Kosovës”, ka thënë Hazri.

21 vite më parë, në fshatin Llovcë janë masakruar në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri (arsimtar), Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Rabit Dalipi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi, trasmeton Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mënyrë e re për të administruar disa sakramente tradicionale,…