Haziri pret përfaqësuesit e Education Code për fuqizimin e komunitetit të shurdhër

29 prill 2021 | 15:01

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të enjten në takim drejtoreshën e organizatës Education Code, Mimoza Stanovci, për fuqizimin e bashkëpunimit, i cili pritet të ndodh në të ardhmen për fuqizimin e komunitetit të Shurdhër.

Haziri ka theksuar bashkëpunimin e mirë me Shoqatën e të Shurdhërve në Gjilan, përkatësisht Orhan Bejta dhe Shpresa Orana, ku janë realizuar projekte të rëndësishme për këtë komunitet, derisa ka konfirmuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me organizatën Education Code.

Drejtoresha e Education Code, Mimoza Stanovci, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ajo ka thënë se ideja është që të realizohen projekte të trajnimit për mësimin e gjuhës së shenjave dhe të gjuhës shqipe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me zëvendësministren Dafina…