Ministri Vitia mban takimin e parë koordinues të donatorëve

29 prill 2021 | 14:56

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me zëvendësministren Dafina Gexha, sekretarin e përgjithshëm, Naim Bardiqi dhe përfaqësuesen nga Ministria e Financave, Bjondina Rexha kanë mbajtur takimin e parë koordinues të donatorëve.

Në këtë takim është diskutuar rreth nevojave dhe bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe donatorëve të kamotshëm të sektorit shëndetësor dhe atyre që janë bashkangjitur në luftën kundër Covid-19.

Ministri Vitia ka shprehur edhe një herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjithë donatorët drejt planifikimit dhe mbështetjes që donatorët japin për institucione shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë mesazh urimi për…