Haziri: Punëtorët e shtetit s’do të mund të hyjnë në vendet e punës pa vaksinim ose test

06 shtator 2021 | 15:38

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së ballafaqimit me këtë virus.

Haziri ka bërë  me dije se deri tani 49 131 gjilanas janë vaksinuar, derisa sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e parandalimit të më të keqes.

Kryetari Haziri ka nxjerr të hënën vendimin se nga nesër (e martë), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kaçanikut, respektivisht drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim,…