Haziri: Rugova më ka thënë të mos angazhohemi shumë që ta fitojë LDK krejt pushtetin

21 janar 2022 | 21:07

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë Ibrahim Rugova ka qenë njeri i unitetit dhe nuk ka qenë i interesuar ta mbajë të gjithë pushtetin për vete.

Ish-kreu i Komunës së Gjilanit ka zbuluar se Rugova iu kishte kërkuar zyrtarëve tjerë të LDK-së që të mos jepnin shumë angazhim.

“Asnjëherë nuk ka kushtëzuar. I ka fituar zgjedhjet lokale me 66%. Mua personalisht më ka thënë se mos u angazhoni shumë me fitu veç ne, duhet edhe të tjerët me fitu. Duhet me ua mundësu që me hy në kuvend. Ka thënë se të tjetër duhet me i integru në institucione se na i kallin ato”, ka thënë ndër të Lutfi Haziri për ATV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e drejtorisë së Inspektoriatit në Malishevë, Besartë Kryeziu –…