Haziri: Situata me pandeminë në Gjilan është në kontroll

11 qershor 2021 | 15:27

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, i kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë, në ditën e 461 të përballjes me virusin, ka konfirmuar se gjendja në këtë komunë është në kontroll dhe me vetëm pesë raste aktive, ndërsa, nga java e ardhshme konfirmohet për fillimin e vaksinimit masiv.

“Në Gjilan sot i kemi vetëm pesë raste në dy familje, të cilët nuk kanë simptoma të rënda, që janë duke u trajtuar nga ekipet shëndetësore. E dhimbshme mbetet gjithmonë humbja e 146 qytetarëve tanë, të cilët për shkak të Covidit dhe problemeve të tjera shëndetësorë, janë ndarë nga ne për këtë periudhë të përballjes me virusin. Me ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, ku llogarisim 50-60 mijë qytetarë më shumë që kanë hyrje-dalje në Gjilan si banorë, duhet të kemi bashkërisht vigjilencë të lartë për të shmangur përhapjen e mundshme të infeksionit”, ka thënë Haziri.

Ai ka potencuar se më 15 qershor 2021, në shënimin e 22-vjetorit të çlirimit, nis edhe vaksinimi masiv i qytetarëve dhe përgatitjet janë në nivelin më të lartë që gjithçka të shkojë sipas planifikimit, ka përsëritur në këtë takim kryetari Haziri.

Kurse, dr. Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin Regjional të Gjilanit, dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) dhe dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, kanë konfirmuar se me angazhimin e jashtëzakonshëm të personelit shëndetësorë, me mbështetjen edhe të kryetarit Haziri dhe të gjithë përfaqësuesve institucionalë, sikurse edhe lojalitetit të vendosur qytetar, përballja ka qenë me e lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georginio Wijnaldum zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain. Holandezi…