Haziri: Të gjithë deputetët e Gjilanit janë unik, do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

19 mars 2020 | 22:21

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka përgënjështduar lajmet se deputetët nga Gjilani, nga po kjo parti janë kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, që vetë e kanë votuar dhe janë në koalicion.

Haziri, ka deklaruar  se janë unik të gjithë deputetët e kësaj ane.

Kryetari i Gjilanit, tha se partia që ai bën pjesë, po organizon peticion dhe nuk po e prish koalicionin, që sipas Hazirit ka dallim.

“Lajm i rreme, deputet e Gjilan unik! Nuk po e prishim koalicionin por, po organizojm mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Kuvendi e rrëzon, a jo shihet!”, ka thënë Haziri për “Infosot”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili nuk ka nënshkruar…