Haziri: Viti 2020 i kushtohet me të gjithë kalendarin kulturor heroit Abdullah Tahiri

19 maj 2020 | 12:26

Në 21-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Abdullah Tahiri, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë sot homazhe tek lapidari në Malishevë dhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan, për të nderuar jetën dhe veprën e lavdishme të kolosit të kombit.

Kryetari Haziri, ka thënë se viti 2020 i kushtohet me të gjitha aktivitetet kulturore heroit Abdullah Tahiri.

“Viti 2020 është vit i heroit të kombit Abdullah Tahirit, të cilit ia kushtojmë të gjithë kalendarin kulturor, gjithë përkuljen tonë, të nxënësve, prindërve, shoqatave të veteranëve dhe administratës shtetërore. Sot, në këtë kohë pandemie, kujtojmë ditën e rënies së Abdullahit dhe Arbenit. Komuna e Gjilanit do të vazhdojë punën në përmbylljen e projektit të shtatores së Abdullah Tahirit, që ka qenë e paraparë të përfundohet në këtë ditë, mirëpo për shkak të përballjes me pandeminë, këtë e kemi shtyrë për një datë tjetër historike, në bashkëpunim me familjen dhe shoqatat e luftës”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se sot “është dita dhe koha kur duhet të mendojmë për sakrificën e madhe që dhanë për themelet e lirisë dhe pavarësisë së kësaj Republike, që duhet ta ruajmë si të shenjtë dhe me besim në Zot duhet të vazhdojmë të punojmë në të mirën e secilit. Lavdi i qoftë!”.

Ndërsa ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se kujtimi i Abdullahut dhe Arbenit është mall dhe krenari njëkohësisht, sepse ata kanë rënë që qytetarët e këtij vendi të jetojnë e të zhvillohen.

“Kur e kujtojmë rreshtin e ushtarëve dhe aktiviteteve të ndërmarra për liri, mund të them se populli ynë është i lirë, në saje të angazhimit dhe komandimit të Abdullah Tahirit si komandant”, ka thënë në Isufi.

 

Në emër të familjes, ka folur Adonis Tahiri, i cili në 21-vjetorin e rënies së axhës së tij ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, duke uruar që përkundër dallimeve që mund të kemi, duhet të punojmë të gjithë së bashku që ta qojmë deri në fund amanetin e dëshmorëve. (L.G/ Epoka e re)

Image may contain: one or more people, people standing, tree, sky and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, sky, shoes and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e sotme Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje në…