Haziri zotohet për mbështetje maksimale për teatrin e Gjilanit

15 gusht 2018 | 18:26

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur të mërkurën në takim pune drejtorin e teatrit profesionist të qytetit, Erson Zymberi, dhe kryetarin e Shoqatës Sindikale të Teatrit, Naser Zymberi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me kalendarin e aktiviteteve të teatrit dhe për buxhetin për vitin 2019.

Haziri në këtë takim ka shfaqur zotimin për mbështetjen maksimale për teatrin profesionist të qytetit me të gjitha kapacitetet komunale.

Ndërkaq drejtori i teatrit, Erson Zymberi, dhe ai i sindikatës, Naser Zymberi, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin e tij për përkrahje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me…