Prishtina “blindon” Dallkun  

15 gusht 2018 | 18:26

FC Prishtina ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me kapitenin Armend Dallku.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, ka thënë se ndihet i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës edhe në edicionin e ri.

“Jam shumë i lumtur që kemi arrit marrëveshje me klubin. Duhet theksuar që ana financiare nuk ka qenë elementi kryesor i marrëveshjes, por disa detaje tjera. Shpresojë që kjo marrëveshje të jetë në dobi profesionale, si për mua ashtu edhe për klubin”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të Prishtinës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail, ka vizituar të mërkurën lokacionin…