Hearn: Wilderi nuk mund të luftojë për titullin deri në vitin 2022

29 tetor 2020 | 11:27

Pasi humbi titullin kampion bote në shkurt të këtij viti dhe të drejtën për të zhvilluar trilogjinë në dhjetor, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk do të ketë shansin të duelojë sërish për titullin kampion deri në vitin 2022.

I këtij mendimi është Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit. Sipas Hearn, bota po përgatitet për një duel të madh mes boksierëve britanikë Tyson Fury (WBC) dhe Anthony Joshua (WBA, WBO dhe IBF), sfidë që do t’i unifikonte titujt kampionë bote. Kjo sfidë, apo dy të tilla, do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndaj për Wilderin nuk ka asnjë shans të duelojë për titullin. “Për mua Wilderi tashmë ka perënduar si boksier. I ka merituar të gjitha fitoret dhe paratë, por tani koha e tij ka mbaruar. Ndaj, i uroj fat në të ardhmen. Ky është një sport i rrezikshëm, ndaj Wilderi duhet të ketë kujdes në të ardhmen, pasi është më i vjetër se rivalët e tjerë”, ka thënë Hearn.

“Ajo që mund të them është se Wilderi e humbi shansin e tij, pasi nuk ka për ta zhvilluar trilogjinë me Furyn. Ai nuk do të duelojë për titullin kampion deri në vitin 2022, pasi edhe Joshua, nëse fiton ndaj Pulevit, ka për të zhvilluar dy duele të tjera në vitin 2021. Ndaj, për Wilder nuk ka më hapësira”, ka shtuar Hearn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i ka thënë kryeministres së Serbisë, Ana…