Hendboll, Kosova publikon listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

11 mars 2026 | 14:15

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar të mërkurën listën e zgjeruar për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Ndeshja e parë është më 19 mars nga ora 20:00 në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.

Ndërkohë ndeshja e kthimit zhvillohet më 22 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ostlund i ka ftuar 21 lojtarë në përgatitje për këto dy ndeshje të rëndësishme.

Për herë të parë është ftuar portieri Besa Famgas, Olt Kabashi. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Valon Dedaj, zëvendës-kapiteni Kastriot Jupa, pastaj Shaban Zogaj, Olsi Mulaj, Arbios Mushkolaj, Suad Pajaziti, Jon Muqolli e Muhamet Durmishi. Grumbullimi i Kombëtares bëhet më 15 mars, kurse udhëtimi për në Bosnjë-Hercegovinë planifikohet për 18 mars. Në raundin e parë kualifikues Kombëtarja jonë e kaloi Britaninë e Madhe, duke e mposhtur në të dy ndeshjet. Nëse e kalon me sukses Bosnjë-Hercegovinën, Kombëtarja jonë në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues luan me Ishujt Faroe.

May be an image of soccer, football and text that says 'KOSOVA FHK+ 20 MEN' HANDBALL WORLD CHAMPIONSHIP CERMANY 5 8 COTTBUS (GER) SV ANZING (GER) KROPPSKULTUR (SWE) PROVENCE (FRA) FORTITUDO GOSSAU (SUI) 21 23 24 26 KHRAHOVECI OLT KABASHI KASTRIOT JUPA FLORIM HOXHA SHABAN ZOGAJ OLSI MULAJ VALON DEDAJ ARBIOS MUSHKOLAJ SUAD PAJAZITI LUIGJ QUNI DRILON LULZIM HARIS BERISHA BUJAR RAMOSAJ JON MUQOLLI LEONARD GEGAJ MUHAMET DURMISHI EGZON GJUKA MATEJ LIRIDON ARMEND DRENIT 28 BERUIN (GER) SGWADENSWIL/HORGEN(SUI) (sUI) SHABANI KHRAHOVECI 33 34 GOSSAU (รบ) GOSSAU (SUI) 68 77 91 95 98 ZENA ALAJ KHRAHOVECI (SWE) LISDORF (GER) KHRAHOVECI (CRO) RK ZAMET (CRO) EISENACH GENÈVE HANDBALL (SUI) NLB KEP RUGOVE'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…