
Hendersoni prezantohet te Brentfordi
Jordan Henderson është rikthyer zyrtarisht në Ligën Premier, pasi Brentford njoftoi nënshkrimin e lojtarit të kombëtares angleze. 35-vjeçari anglez ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2027 me klubin e njohur të Ligës Premier.
“Brentford mund të konfirmojë nënshkrimin e kapitenit fitues të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, Jordan Henderson, me një kontratë dyvjeçare”, thuhet në një deklaratë të klubit. Henderson, një lojtar i kombëtares angleze me 84 paraqitje për Tre Luanët, u bashkua me Bletët si transferim i lirë pasi u largua nga Ajax këtë verë.
Mesfushori kthehet në Ligën Premier pas periudhave të shkurtra në Arabinë Saudite me Al-Ettifaq dhe më pas në Holandë me Ajax. Para kësaj, Henderson ishte me Liverpoolin, ku kaloi 12 vjet dhe fitoi Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA, dy Kupa të Ligës, Community Shield, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube.
Jordan Henderson’s Here 🏴😍 pic.twitter.com/VpiwBQalTA
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 15, 2025