Hëngri mish të papjekur, adoleshenti vdes nga paraziti në tru

31 mars 2019 | 12:58

Një 18-vjetar nga India humbi jetën pasi hëngri mish të papjekur derri, gjë që i shkaktoi një larvë parazitare në tru.

Adoleshenti nga India shkoi me urgjencë në spital pasi humbi ndjenjat nga krizat e epilepsisë.

Pas një skaneri, mjekët zbuluan se kishte kiste në të gjithë trurin, që i shkaktoi gjendjen kërcënuese për jetën ‘neurocysticersosis’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burrështetasit arabë pritet të mblidhen sot në një samit, për…