Heqja e masave, dështim politik, s’ka festë vetëm përgjegjësi
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar pas heqjes së masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si provë të një dështimi të rëndë politik.
Sipas saj, vendi ka pësuar humbje kohe, besimi dhe kredibiliteti, ndërsa kostoja ekonomike e vendimeve të gabuara po rëndon mbi qytetarët.
“Humbje kohe. Humbje besimi. Humbje kredibiliteti. Heqja e masave ndaj Kosovës është prova më e qartë e një dështimi të rëndë politik, me kosto marramendëse ekonomike që po e paguajnë qytetarët. E futën vendin në sanksione me vendime të paramenduara të gabuara, e izoluan nga aleatët dhe LVV tani po vet-duartrokiten pse po e nxjerrin nga kriza që vetë e krijuan. Asnjë festë. Vetëm përgjegjësi. Përgjegjësi!”, ka shkruar Ismaili në Facebook.



