HEREZIA E GJERGJ DEDAJT

31 korrik 2018 | 22:35

Lulëzim ETEMAJ

Deklarata e zëvendsshefit të diplomacisë së shtetit të Kosovës, Gjergj Dedaj, se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovës, përmes emisarëve të tyre, ka hasur në reagimin për media të qeverisë së vendit tonë dhe distancimin e saj nga gjuha e tij.
“Qeveria e Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Fillimisht, Dedaj nuk është nismëtar në politikë. Poashtu as në qeverisje. Kam mendimin se nuk ka qeveri të pasluftës në të cilën Dedaj nuk ka pasur post zyrtar. Pra, Dedaj, është kushti pa të cilin nuk bënë për çdo qeveri të vendit tonë. Dhe, llogaris që ai i ka argumentet e veta edhe për këtë deklaratë heretike. Është e pritshme që Dedaj të bëjë të njohura për opinionin detaje të tjera rreth deklaratës së tij.

Nëse vërtet Qeveria me rikthim strategjik të Turqisë dhe Serbisë nënkupton direkt dhe vetëm instalimin e trupave ushtarake dhe administratës turke e serbe në Kosovë, atëherë ka të drejtë në distancimin e saj nga zëvendësministri Dedaj. Ndoshta në këtë fazë një gjë të tillë as që e synon Turqia. Serbia po. Prandaj nuk mund të futen në një thes Turqia dhe Serbia, siç bëri në këtë rast Dedaj. Në raport me Serbinë, deklarata e Dedajt nuk përmban asnjë fyerje. Përkundrazi, është një fakt i njohur nga pothuajse çdonjëri qytetar shqiptar i Kosovës.

Në anën tjetër, nisur nga kontrolli superior që këto dy shtete kanë në ekonominë dhe në tregun e përgjithshëm të Kosovës, unë konsideroj se Serbia dhe Turqia kanë qenë bukur të sukseshme që nga pasçlirimi në përpjekjen e tyre për rikthim strategjik në Kosovë. Turqia poashtu ka zënë vend tepër qenësor edhe në sferën e religjionit në Kosovë, i cili pas luftës ka marrë krah dhe gjendet në ekspansion. Fjala është këtu për islamin i cili nuk ka asgjë të përbashkët me islamin tolerant dhe bashkëjetues tradicional të cilin e kanë kultivuar shqiptarët ndër shekuj. Së paku në rajonin nga vijë unë, mund t’ua numëroj 5- 6 xhami të ndërtuara pas luftës edhe në lokalitetet ku kurrë nuk ka pasur xhami, anipse numri i popullatës nuk ka shënuar rritje por, si gjithkund në Kosovë, ka rënie. Dhe, s’e besoj që edhe në rrethet tjera të kemi një gjendje tjetër nga kjo. Për rrjedhojë, këto xhami, një pjesë e madhe e të cilave është financuar nga Turqia, rrinë gjithnjë mbyllur.

Influenca turke varet kryesisht nga ne. Varet nga ajo se sa terrem i lëmë të lirë. Ndërsa strategjia e rikthimit ka shumë të panjohura.
Krejt ndryshe qendron çështja me rrezikun e rikthimit serb. Strategjia e Serbisë është më shumë e njohur dhe, rrjedhimisht, edhe rreziku është më evident. Ashtu si në ekonominë dhe në tregun e Kosovës, nuk mund të thuhet se Serbia ka dështuar krejt edhe në rikthimin në institucionet e shtetit të Kosovës. Për rrjedhojë, mbase edhe për ta shtyer për kohëra më të përshtatshme të klimës politike vendore dhe ndërkombëtare, Kosovës i mungon ligji i lustracionit, i cili do t’i pastronte të gjitha institucionet e shtetit tonë si dhe mediat nga të rikthyerit strategjik të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shprehur ngushëllime…