HEROI I KOMBIT XHEVAT QERIMI VAZHDUES I MADH DHE BESNIK I RRUGËS SË HERONJËVE KADRI ZEKA, REXHEP MALAJ E AFRIM ZHITIA

09 janar 2023 | 18:56


Ismet Sylejmani

Më 10 Janar 1993, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Xhevat Qerimit dhe ndalet përgjithmonë hapi i Tij gjigant, në rrugën e lavdishme për liri e çlirim të Kosovës dhe viseve të saja të pushtuara e në robëri!

Një vit më vonë shokët dhe bashkëveprimtarët e të pavdekshmit Xhevat Qerimi, udhëheqës të mëdhenj të Degës Jashtë Vendit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, më 17 Nëntor 1994, në Zvicër, e themelojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po kjo Lëvizje të cilës i takonte Xhevat Qerimi, e themeloi UÇPMB-në dhe UÇKombëtare!

Komunikata e nr. 11 e postuar nga Shkupi, dhe e shpërndarë në adresa të sakta, njoftoi opinionin brenda dhe jashtë Atdheut, për lindjen e shekullit, për krijimin e UÇK-së!

Më 12 Qershor 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas një lufte heroike dhe titanike, e pas gjakut të derdhur për liri nga qindra dhe mijëra Dëshmorë e Heronjë të Kombit, e ndihmuar nga NATO e cila ishte e prirë nga SHBA, e bëjnë realitet largimin përgjithmonë të Serbisë pushtuese nga Kosova!

Më 22 Dhjetor 2014, pas kërkesës së Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, të organizuar nga Deputeti Ramiz Lladrovci, veprimtari e ushtaraku çlirimtar, komandanti i njësiteve të para të armatosura Xhevat Qerimi, nga Presidentja e Kosovës znj. Adifete Jahjaga, dekorohet me Urdhërin e “Pavarësisë” së Kosovës!
Më 28 Korrik 2015, Xhevat Qerimit nga Gjenerali i UÇK-së Agim Çeku, i ndahet Çertifikatë, Veteran Luftëtarë i UÇK-së!

Më 13 Prill 2017, me propozim te Kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Heronjëve dhe Deshmorëve te Kombit Naim Zhitia, Xhevat Qerimit edhe zyrtarisht i njihet statusi Dëshmor i Kombit, çertifikatë kjo e nënshkruar nga Gjeneral Agim Çeku!

Më 10 Janar 2020 Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, varroset në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Gjilan!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte udhëheqës i madh dhe figurë e shquar në radhet e LPK-së!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi ishte Komandanti i formacioneve të para të UÇK-së, e cila më vonë kur u themelua në themelet e saja kishte, aktivitetin, mundin dhe djersën e Tij të pakursyer!

Lavdi e përjetshme, jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!

Prishtinë, 9 Janar 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për kursimin e energjisë…