Heroizmi i Adrian Krasniqit para 21 vjetësh

16 tetor 2018 | 09:21

Dëshmori i kombit Gjeneral Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe. Në atë sulm të pjestarëve të UÇK-së kishin marrë pjesë edhe Qerim Kelmendi, Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci etj.

Adrian Krasniqi ka qenë student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe ishte një nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajorit e mori pas vdekjes.

Ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme gjatë okupimit gati 90-vjeçar të Kosovës nga pushtuesit serbë e cila rezultoi me çlirim më 12 qershor 1999.

Me rastin e 12 vjetorit të rënies heroike të Adrian Krasniqit, në Pejë është ngrehur shtatorja e skalitur në bronz prej skulptorit të njohur nga Tirana, Mumtas Dhrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kinë, uthulla përdoret në shumë gatime, por një dyqan…