Heronjtë e vërtetë sot luftën e bëjnë në spitale

05 mars 2021 | 11:10

Opinionisti Ilir Ibrhaimi ka falënderuar publikisht punonjësit shëndetësor për punë që po bëjnë në luftimin e pandemisë Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se heronjtë e vërtetë sot luftën e bëjnë nëpër spitale të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid ka ndikuar fushata zgjedhore.

 

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Heronjtë e vërtetë sot luftën e bëjnë në spitale

Sot kur kemi një rritje të numrit të të infektuarave me COVID ( kryesisht si shkak I fushatës), ata që sërish po ballafaqohen janë punëtorët shëndetësor.

Duke pasur mundësinë që ta shoh vet punën e palodhur që bëjnë këta heronj, minimumi që mund të bëj është një falënderim publik.

Reparti i intensives qendrore në QKUK, i udhëhequr me profesionalizmin më të lartë nga Dr. Naim Kuqi, ma dëshmoj bindjen se vendi ynë ka njerëz profesional, të zot, të përkushtuar dhe mbi të gjitha njerëzor. Te doktor Naimi jo vetëm se gjeta një mjek të mirë, por e fitova edhe një mik.

Dua të falënderoj edhe shumë të tjerë të cilët sot janë ata që po ua kthejnë shpresën për jetë shumë pacientëve. Dr. Betim Merdi, Dr. Kola, Dr. Bunjamini janë vetëm disa nga ata emra që për mua janë heronjë të ditëve moderne.

Është shumë e vërtetë që sistemi ynë shëndetësor ka shumë sfida, por duke parë që ka njerëz që profesionin e tyre e marrin ashtu siç edhe e kanë betimin, jam i bindur që me pak përkrahje, ky sistem mund të avancojë dhe tu dalë në ballë nevojave të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dorëzuar ankesë…