HERONJTË, VËLLEZËRIT, MOTRAT DHE FAMILJA E MADHE SHALA E GJERGJICËS SË DRENICËS

11 gusht 2020 | 00:57

Ismet Sylejmani

Lufta heroike, çlirimtare e armatosur e popullit shqiptar të Kosovës e zhvilluar nën udhëheqjen dhe emblemën e shenjtë dhe të shtrenjtë të UÇK-së, është faqja me e madhe dhe më e lavdishme e popullit, Atdheut dhe Kombit tonë!

Në ketë lufte titanike e të pashembullt për largimin e Serbisë pushtuese nga Kosova, kontributi është i gjithanshëm i të gjithëve, por në këto kontribute ka edhe dallime dhe vlera të mëdha, të cilat përfaqësohen nga të gjithë brezat!

Familjet e mëdha që i kanë dhënë shumë popullit, Atdheut dhe Kombit, janë të rralla, ndaj të cilave respekti e nderimi popullor kurrë nuk do te mungojë, por gjithmonë do te shkojë duke u rritur!

Familja Shala nga Gjergjica e Drenicës, është një nga familjet e pakta të mëdha atdhetare shqiptare që për Komb e Atdhe, kanë shkrirë shumëçka dhe kanë qenë në gjendje me dhënë gjithëçka!

Familja e Kryefamiljarit Veli Shala dhe djemt e Tij Shabani, Ganiu, Elmiu,Bedriu, Nuhiu dhe motrat Floria e Behija, u bë familje gurë i palëkundur dhe shkëmb, ne rolin e madh të qëndresës së pamposhtur ne mbrojtjen dhe luftën për çlirim, liri e pavarësi të Kosovës dhe viseve të saja ne ish-jugosllavi!

Pak familje ka në Kosovë që janë sikur familja Shala e Gjergjicës së Drenicës!

Kjo familje ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb!

Pjestarët e kësaj familje të madhe atdhetare shqiptare, janë personazhe të medha të historisë se re te Kosovës!

Lufta e armatosur çlirimtare e Kosovës e morri me vete luftetarin sypatrembur dhe zemermadh Heroin e Kombit Bedri Shalën, sepse Ai i dha gjak Atdheut dhe trupin e Tij në betajt lavdimëdha e të përgjakura në Junik të Dukagjinit!

Në përgaditjen dhe themelimin e celulave të para të njësiteve ushtarake për të zhvilluar betejat e mëdha çlirimtare nën emblemën e UÇK-së, ka dhënë atdhetari e patrioti i madh, ish i burgosuri politik, luftëtari e komandanti i lavdishëm, Heroi i Kosovës, Gjeneral Shaban Shala!

Elmi Shala luftëtar i madh i armatosur çlirimtar i UÇK-së, njëri prej komandantëve emblematik të Grykës Legjendare te pamposhtur te Llapushnikut!

Në familjen e madhe Shala te Gjergjicës se Drenicës, kanë qëndruar emra te mëdhenj e të lavdishëm te luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës, si Simboli i Rezistencës Kombëtare Adem Demaçi, Heroi i Kombit Gjeneral Fehmi Lladrovci, mendjendrituri Heroi i Kombit Prof. Ukshim Hoti, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, Komandanti Legjendar i UÇK-se Adem Jashari, Komandanti lavdimadh i UÇK-se Hamëz Jashari, Zëdhënësi i UÇK-se Jakup Krasniqi, Drejtori Politik i UÇK-se Hashim Thaçi edhe drejtorë te tjerë te drejtorive  te Shtabit te Përgjithshem te UÇK-së, miku i familjes dhe plaku i maleve te Drenicës Qazim Zekaj e shumë e shumë emra të medhenjë, veprimtarë e luftëtarë te devotshëm,  ne mes tyre edhe shumë Heronjë e Deshmorë te Kombit!

Pjestarët e  familjes se madhe liridashëse Shala të Gjergjicës së Drenicës, si asnjë familje tjetër, të gjithë pa perjashtim, i madh e i vogël, që nga Lokemadhja Nëna Taibe e deri te më i vogli, janë te përkushtuar e në shërbim të nderimit të gjakut të derdhur e te luftës  për liri!

Familja është njëra nga hallkat e mëdha të çelikta te funksionimit të shoqerisë te shtetit!

Familja e madhe Shala e Gjegjicës se Drenicës është njëra nga ato familje, që në historinë e lavdishme të Kosovës se re, zë vend të madh e të rëndësishëm!

Flamuri i luftës për liri në këtë familje, gjithmonë qëndron në ballë të oxhakut!

Prishtinë, më  11 Gusht 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gol nga penaltia i Bruno Fernandesit i ka mjaftuar…