Hetuesit e IPK-së arrestojnë të dyshuarin për dhënie ryshfeti ndaj një polici në Gjakovë

24 shkurt 2024 | 16:30

Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve si vazhdimësi e veprimeve hetimore kanë arrestuar sot edhe qytetarin e përfshirë në rastin “Marrje ryshfeti” nga një zyrtar policor, me dyshimin se qytetari ka kryer veprën penale  “Dhënia e ryshfetit”.

Veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kurse të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton policia.

Me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” duke i ofruar zyrtarit policor 1 mijë euro.

Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joe Biden ka deklaruar se “NATO është më e fortë,…