Hidhet shorti i sezonit të ri të Premier Ligës

13 qershor 2019 | 11:44

Sezoni i ri i Premier Ligës nis me emocione dhe spektakël. Është hedhur paraditen e sotme shorti për edicionin 2019-2020, i cili do të nisë me një supersfidë. Java e parë do të mbyllet të dielën në orën 17:30 me ndeshjen Manchester United – Chelsea-n. Kampionatin do ta nisin nënkampionët e Liverpoolit që të premten e 9 gushtit në mbrëmje do të sfidojnë në Anfield debutuesit e Norwich City.

Ndeshje aspak e lehtë as për kampionët e Manchester City-t që të shtunën në orën 13:30 do të masin forcat në transfertën londineze ndaj West Ham. E shtuna e parë e Premier Ligës, ajo e 10 gushtit do të mbyllet me sfidën Tottenham-Aston Villa ndërsa të dielën në orën 15:00 Newcastle do të presë në shtëpi Arsenalin.

Pas duelit mes Manchester United dhe Chelsea-t duhet pritur data 31 gusht për të parë një tjetër sfidë teksa do të vihet në skenë derbi i Londrës Veriore mes Arsenal dhe Tottenham. Derbi i parë i Manchesterit për sezonin 2018-2019 do të luhet më 7 dhjetor me United që do të presë në Old Trafford City-n e Guardiolës, ndërkohë që vetëm 3 ditë më parë do të zhvillohet derbi i Liverpoolit mes The Reds dhe Everton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi i ka shpenzuar hiç më pak se 300…