Hidhet shorti për çerekfinale të Ligës Unike

02 prill 2021 | 15:00

Në zyrat e Ligës Unike është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të kësaj gare, ku do të kemi ndeshje shumë interesante.

Skuadrat e nominura nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Tetua, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) janë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.

Sipas shortit të hedhur, në çerekfinale do të ballafaqohen Vllaznia nga Shkodra me Pejën, kurse do të kemi edhe derbin kosovar në këtë ligë, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, skuadra që ishin ballafaquar edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku triumfuan prishtinasit. Në çerekfinale do të kemi edhe derbin shqiptar ndërmjet Goga Basket dhe Tiranës, kurse çifti i fundit çerekfinale është mes Rahovecit dhe Teutës nga Durrësi.

Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Grupit A me atë D dhe fituesi i Grupit B me atë C.

Garat do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

ÇIFTET

Grupi A

Vllaznia-Peja

Grupi B

Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Grupi C

Goga Basket-Tirana

Grupi D

Rahoveci-Teuta

Të martën takohen:
16:00 Vllaznia-Peja
19:00 Rahoveci-Teuta

Të mërkurën takohen:
16:00 Goga Basket-Tirana
19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

Më 13 prill:

16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)
19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)

Më 14 prill:

16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka pësuar një lëndim…