Hidhet shorti për sezonin e ri në La Liga, ‘El Clasico’ zhvillohet më 29 tetor

22 qershor 2023 | 13:00

Sot është hedhur shorti për sezoni 2023-24. Në zyrat e ligës spanjolle, sot është hedhur shorti për ndeshjet në sezonin e ri.

Real Madridi do ketë punë me Athletic Bilbao në ndeshjen hapëse në La Liga për madrilenët. Në anën tjetër rivali i tyre i madh, Barcelona njëherit edhe kampioni përballen me Getafe.

Atletico Madrid përballet me Granada, kurse Mallorca e Vedat Muriqit me Las Palmas. Ajo që kanë interesim më shumë tifozët e futbollit është dueli në mes Real Madridit dhe Barcelonës.

“El Clasico” i parë për sezonin 2023-24 do të zhvillohet më 29 tetor në Barcelonë, kurse më 21 prill në “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa derbi i Madridit në mes Realit dhe Atleticos zhvillohet më 24 shtator në “Civitas Metropolitano” dhe më 4 shkurt në tempullin e klubit mbretëror. Gara do të nisë në fundjavën e datave 12 dhe 13 gusht, me një ndeshje ndoshta të premten më 11 dhe do të përfundojë në fundjavën e 25 dhe 26 majit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri javësh ankthi dhe pritjeje, më datën 21 qershor…