Higuaini dëshiron të pensionohet në River Plate

26 shtator 2019 | 17:28

Gonzalo Higuain është duke shijuar kohën te Juventusin, por ka thënë se ai do të dëshironte të mbaronte karrierën e tij atje ku filloi në River Plate.

Reprezentuesi i Argjentinës u kthye në Torino pas huazimeve te Milani dhe Chelsea. Higuain ishte vendosur në treg nga Juventusi, por përfundoi si zgjedhje e parë në qendër të sulmit, ndërsa së fundmi ka folur për kohën që po kalon dhe të ardhmen.

“Unë nuk i mbylli dyert, e ardhmja është e pasigurt. Kam dy vjet në kontratën time këtu dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Higuain.

“Mbetem shumë i dashur për Riverin, ekipin dhe tifozët. Unë i shikoj ndeshjet e tyre dhe jam i lumtur kur gjërat shkojnë mirë për ta. Për të qenë i sinqertë, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Për momentin, unë dua të vazhdoj të shijoj Juventusin”, ka deklaruar Higuain.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky ilaç ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë…